Suharekë, shënon rritje numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës

19.02.2022

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të […]

Suharekë, shënon rritje numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës Foto: Ilustrim

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare. Shuma mujore e këtij pensioni ka qenë 90 Euro (€), ndërsa Qeveria në muajin e kaluar kishte marrë vendim për rritjen e pensionit në 100 Euro (€).

Sipas raportit të ASK-së në Komunën e Suharekës në tre muajt e e fundit të vitit 2021 ka shënuar rritje numri i pensionistëve, të cilët marrin pension bazik të moshës.

Në tre mujorin e fundit të vitit 2021 numri i personave përfitues në Komunën e Suharekës është rritur nga 4,573 sa ishte në janar të këtij viti, në 4,639.

Muaji – 2021Nr. i përfituesve në Komunën e Suharekës
nga skema e pensioneve bazë të moshës
Janar4,573
Shkurt4,552
Mars4,551
Prill4,561
Maj4,577
Qershor4,614
Korrik4,642
Gusht4,666
Shtator4,537
Tetor4,649
Nëntor4,647
Dhjetor4,639