Suharekë, shënon rënie numri i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të cilët përfitojnë nga shteti

04.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton SuharekaOnline. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor 2022, në Kosovë janë […]

Suharekë, shënon rënie numri i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të cilët përfitojnë nga shteti Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton SuharekaOnline.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor 2022, në Kosovë janë regjistruar 13.074 familje të cilat kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

MuajiNr.i familjeve që kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në tërë Kosovën
Janar, 202213.275
Shkurt, 202213.250
Mars, 202213.239
Prill, 202213.225
Maj, 202213.213
Qershor, 202213.190
Korrik, 202213.170
Gusht, 202213.152
Shtator, 202213.148
Tetor, 202213.036
Nëntor, 202213.074

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së rezulton se në Komunën e Suharekës përfitues nga kjo skemë për muajin nëntor, 2022 janë regjistruar 546 familje, numër ky më i vogël krahasuar me 10 muajt e kaluar.

Në janar të vitit 2022, në Komunën e Suharekës ishin regjistruar 561 familje të cilat kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, numër ky i cili nga muaji në muaj ka shënuar rënie.

MuajiNr.i familjeve që kanë përfituar nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Komunën e Suharekës
Janar, 2022 561
Shkurt, 2022 559
Mars, 2022557
Prill, 2022557
Maj, 2022557
Qershor, 2022555
Korrik, 2022553
Gusht, 2022553
Shtator, 2022550
Tetor, 2022542
Nëntor, 2022 546