Suharekë, hasë në granatë dore derisa punonte në kopsht, FSK-ja tërheq mjetin

25.02.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesja femër kosovare derisa ishte duke punuar në kopshtin e saj, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:30. Njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit […]

Suharekë, hasë në granatë dore derisa punonte në kopsht, FSK-ja tërheq mjetin Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesja femër kosovare derisa ishte duke punuar në kopshtin e saj, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:30.

Njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit granatë dore pa ndonjë incident.

“SP Suharekë, 24.02.2022 – 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në kopshtin e saj, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit granatë dore pa ndonjë incident”, bënë të ditur PK-ja.