Suharekë, gjashtë persona e bëjnë për spital familjarin

26.12.2021

Sipas Policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor pas sulmit. Ndërkaq, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, për t’u liruar më pas me vendim të Prokurorit. Megjithatë, rasti është duke u hetuar. “Suharekë 25.12.2021 – 11:59. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje të më hershme familjare, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën […]

Suharekë, gjashtë persona e bëjnë për spital familjarin Foto: Ilustrim

Sipas Policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor pas sulmit.

Ndërkaq, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, për t’u liruar më pas me vendim të Prokurorit.

Megjithatë, rasti është duke u hetuar.

Suharekë 25.12.2021 – 11:59. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje të më hershme familjare, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e Policisë.