Suharekë, bie numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale

07.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shtator 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 169 familje me gjithsej […]

Suharekë, bie numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shtator 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 169 familje me gjithsej 95 478 anëtarë.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit shtator të këtij viti në Komunën e Suharekës nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 454 familje me gjithsej 1.997 anëtar.

Në bazë të dhënave zyrtare të cilat janë botuar në Statistikat e Mirëqenies Sociale figurojnë edhe të dhënat për muajt e kaluar të këtij viti të cilat po t’i krahasojmë rezulton se numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale për muajin shtator është më i vogël, se sa ai që ishte në muajin janar ku numri i këtyre familjeve ishte 503.

Më poshtë është punuar një tabelë e cila përmban të dhëna zyrtare për numrin e familjeve dhe anëtarëve të tyre që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.

MuajiNumri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës socialeNumri i anëtarëve të familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale
Janar5032.236
Shkurt4982.206
Mars4932.179
Prill4872.148
Maj4792.114
Qershor4832.130
Korrik4732.080
Gusht4572.005
Shtator4541.997