Suharekë, afër 65 mijë e 300 doza të administruara të vaksinës anti-COVID

14.05.2022

Para disa jave Ministria e Shëndetësisë ka treguar që Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit. Me mbi 1.824.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza. Ndërkaq, që nga […]

Suharekë, afër 65 mijë e 300 doza të administruara të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Para disa jave Ministria e Shëndetësisë ka treguar që Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit.

Me mbi 1.824.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza.

Ndërkaq, që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri tani në Komunën e Suharekës janë administruar 65,291 doza të vaksinës anti-COVID.

Po ashtu, Suhareka renditet në top 10-shen e komunave të Kosovës për nga numri i dozave të administruara të vaksinës kundër COVID-19.

Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit kryesojnë tabelën për nga numri i dozave të administruara të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.642 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.