Suhareka regjistron 79 lindje gjatë janarit 2023, dy prej tyre u realizuan në QKMF-Suharekë
- 16.03.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin janar 2023.
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, ku rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.
Në muajin janar janë regjistruar 2 111 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1079 lindje janë meshkuj dhe 1032 lindje janë femra.
Sipas të dhënave të ASK-së figuron se në Komunën e Suharekës gjatë muajit janar 2023, janë regjistruar gjithsej 74 lindje, prej tyre 36 meshkuj dhe 38 femra.
Poashtu, në këto të dhëna bëhet e ditur se dy lindje janë kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një mashkull dhe një femër.