Suhareka në numra – 74 lindje, 22 vdekje, 79 kurorëzime dhe 4 shkurorëzime gjatë muajit janar 2023

  • 28.03.2023
Suhareka në numra – 74 lindje, 22 vdekje, 79 kurorëzime dhe 4 shkurorëzime gjatë muajit janar 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare [1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin janar 2023

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.


Në muajin janar janë regjistruar 2 111 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1079 lindje janë meshkuj dhe 1032  lindje janë femra.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline gjatë muajit janar të vitit 2023, janë regjistruar 74, prej tyre 36 meshkuj dhe 38 femra.

Nga këto të dhëna të cilat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se nga këto 74 lindje dy prej tyre janë kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Poashtu gjatë janarit 2023 janë regjistruar gjithsej 960 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 519 janë meshkuj dhe 441 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit të parë të këtij viti  janë regjistruar gjithsej 22 vdekje, prej tyre 11 meshkuj dhe 11 femra.

Në muajin janar 2023 janë regjistruar gjithsej 1 988 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 156 raste.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin janar në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 79 çfite, ndërsa janë regjistruar 4 shkurorëzime.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë