Suhareka e gatshme për fillimin e procesit mësimor, 90% e mësimdhënësve janë vaksinuar

09.09.2021

Më 13 shtator pritet të fillojë procesi mësimor edhe në Komunën e Suharekës, kur tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të jetë konform planprogramit. Edhe DKA në Komunën e Suharekës ka ndërmarrë të gjitha masat paraprake që procesi mësimor të fillojë më 13 shtator, ku sipas drejtorit të DKA-së, Remzi Bajselmani kjo është […]

Suhareka e gatshme për fillimin e procesit mësimor, 90% e mësimdhënësve janë vaksinuar Foto: Ilustrim

Më 13 shtator pritet të fillojë procesi mësimor edhe në Komunën e Suharekës, kur tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të jetë konform planprogramit.

Edhe DKA në Komunën e Suharekës ka ndërmarrë të gjitha masat paraprake që procesi mësimor të fillojë më 13 shtator, ku sipas drejtorit të DKA-së, Remzi Bajselmani kjo është konfirmuar edhe në takimin e mbajtur gjatë ditës së martë nga Ministria e Arsimit dhe DKA-të.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline, ka theksuar se Komuna e Suharekës ka bërë të gjitha përgatitjet dhe se është e gatshme që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike, por kjo varet nga rekomandimet që jepen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Po ashtu, më tutje Bajselmani ka bërë të ditur se rreth 90 për qind (%) e mësimdhënësve në Komunën e Suharekës janë vaksinuar kundër COVID-19.

Gjithashtu, ai ka thënë se kanë pranuar edhe kontingjent me pajisje mbrojtëse dhe dezinfektues.