Viti i ri shkollor 2023/24 në shkollat e Suharekës fillon me 1 shtator

14.08.2023 Suharekë
Viti i ri shkollor 2023/2024, pritet të filloj me një shtator, 2023.
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thuhet se viti i ri shkollor 2023/2024 do të filloj me një shtator (e premte) dhe se nuk do të ketë shtyrje.
Lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, SuharekaOnline ka kontaktuar Drejtorin e Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, i cili është shprehur se viti i ri shkollor 2023/2024, ashtu si në shkollat e tjera të vendit pritet të filloj edhe në shkollat e Komunës së Suharekës.
Ai theksoi se ende nuk kanë pranuar kalendarin zyrtar nga MASHT-i, mirëpo në bazë të disa publikimeve thuhet se të premtën e një shtatorit nxënësit do t’iu rikthehen bankave shkollore.
Poashtu, i pyetur për renovimet dhe punimet në shkollat e komunës, Bajselmani konfirmoi se janë duke u bërë renovime dhe punime në disa prej shkollave të Komunës së Suharekës, mirëpo të njëjtat janë në përfundim dhe nuk e pengojnë fillimin e procesit mësimor.