Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq dje në Greikoc të Suharekës

03.05.2022

Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë. Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i 26-vjeçarit do të bëhet sot më datë 03 maj në ora 17:00. “Njoftojmë miq shok dashamirë që varrimi i Faton Haxhi Haxhaj bëhet 03.05.2022 në ora 17:00 niset funerali prej shtëpisë së ndjeri”, thuhet në njoftimin […]

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq dje në Greikoc të Suharekës Foto: Ilustrim

Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i 26-vjeçarit do të bëhet sot më datë 03 maj në ora 17:00.

“Njoftojmë miq shok dashamirë që varrimi i Faton Haxhi Haxhaj bëhet 03.05.2022 në ora 17:00 niset funerali prej shtëpisë së ndjeri”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.