Rritet numri i familjeve me asistencë sociale në Komunën e Suharekës

19.02.2021

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679. Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e […]

Rritet numri i familjeve me asistencë sociale në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Në bazë të statistikave të ASK-së numri i familjeve që marrin asistencë sociale në Komunën e Suharekës është mbi 500.

Ndërsa, duke e krahasuar me muajt e parë të vitit, në tre muajt e fundit të 2020’ës numri i familjeve në Komunën e Suharekës të cilat marrin asistencë sociale ka pësuar rritje, raporton SuharekaOnline.

Në muajin janar numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që ka qenë rreth 500 ka pësuar rënie të lehtë gjatë muajve në vazhdim, mirëpo që nga muaji nëntor ka filluar përsëri të rritet duke e kaluar edhe shifrën e muajit të parë të vitit.

Sipas të dhënave të ASK-së, numri i familjeve në Komunën e Suharekës që marrin asistencë sociale është rritur në 517 familje me gjithsej 2.318 anëtar.

MuajiNumri i familjeveNumri i anëtarëve
Janar5002.259
Shkurt4942.232
Mars4822.172
Prill4882.210
Maj4852.209
Qershor4972.190
Korrik4792.179
Gusht4842.199
Shtator4932.239
Tetor4992.236
Nëntor5072.279
Dhjetor5172.318