Rezultatet përfundimtare të konkursit për 2 mësimdhënës/e, 1 kontabilist/e, 2 teknik/ndihmës dhe 2 kuzhiniere

31.12.2020

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 7 dhjetor kishte shpallur konkurs pune për 2 mësimdhënës/e dhe një zyrtar/e financiar/e, një puntorë teknik/e dhe dy kuzhiniere. Kandidatët të cilët kanë kaluar mbi 50 pikë në testin me shkrim kanë fituar të drejtën për intervistën me gojë e cila është mbajtur dje, më 30 dhjetor. “Kandidatët të […]

Rezultatet përfundimtare të konkursit për 2 mësimdhënës/e, 1 kontabilist/e, 2 teknik/ndihmës dhe 2 kuzhiniere Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 7 dhjetor kishte shpallur konkurs pune për 2 mësimdhënës/e dhe një zyrtar/e financiar/e, një puntorë teknik/e dhe dy kuzhiniere.

Kandidatët të cilët kanë kaluar mbi 50 pikë në testin me shkrim kanë fituar të drejtën për intervistën me gojë e cila është mbajtur dje, më 30 dhjetor.

“Kandidatët të cilët i kanë arritur 50 e më shumë pikë fitojnë të drejtën që t’i nënshtrohen intervistës me gojë, e cila do të mbahet më 30 dhjetor, në sallën e Bordit Komunal në Suharekë” thuhej në njoftimin e DKA-së të 25 dhjetorit.

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 30 dhjetor e ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar intërvistën me gojë.