Reshjet e shiut dëmtojnë një rrugë në Malishevë, kjo është gjendja e rrugëve në Suharekë

09.01.2021

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit janë shkaktuar dëme të mëdha në shumë komuna. Komuna e Malishevës ka njoftuar se shkaku i reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është […]

Reshjet e shiut dëmtojnë një rrugë në Malishevë, kjo është gjendja e rrugëve në Suharekë Foto: Ilustrim

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit janë shkaktuar dëme të mëdha në shumë komuna.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se shkaku i reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.

Disa fotografi të publikuara nga Komuna e Malishevës shihet se si rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

“Si pasojë e reshje të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi. Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Reshje të shumta të shiut dhe vërshime gjatë dy ditëve të fundit ka pasur edhe në Komunën e Suharekës, por deri më tani nuk është njoftuar saktësisht se cilat janë dëmet.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së premte ka qenë vazhdimisht në terren së bashku me njesitë e zjarrfikësve dhe ekipet tjera kujdestare.

Gjithashtu, ekipi i redaksisë së SuharekaOnline gjatë ditës së premte ka vëzhguar gjendjen në qytetin e Suharekës, ku në përgjithësi gjendja ka qenë e qetë.