Rastet aktive me COVID-19 në Suharekë

02.09.2022

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 25 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 26 raste aktive me COVID-19, ku fatmirësht dje nuk u […]

Rastet aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 25 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 26 raste aktive me COVID-19, ku fatmirësht dje nuk u regjistrua asnjë rast i ri me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 20 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 64 raste të reja me koronavirus dhe një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 363 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 13, Pejë 9, Lipjan 8, Fushë Kosovë 7, Gjakovë 4, Mitrovicë 3, Kamenicë 3, Prizren 3, Ferizaj 2, Viti 2, Istog 2, Shtime 2, Malishevë 2, Rahovec 1, Gllogoc 1, Skenderaj 1, Podujevë 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 76, Prizren 37, Skenderaj 24, Suharekë 20, Gjilan 18, Pejë 18, Obiliq 17, Lipjan 17, Mitrovicë 17, Ferizaj 16, Gllogoc 14, Vushtrri 13, Podujevë 12, Gjakovë 11, Deçan 9, Istog 7, Klinë 7, Dragash 7, Shtime 5, Fushë Kosovë 5, Malishevë 3, Viti 3, Rahovec 3, Shtërpcë 1, Ranillug 1, Graçanicë 1, Kamenicë 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 267,318.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.580 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.007 doza të treta dhe 1,721 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.