Që nga e diela 24 vatra të zjarrit në Suharekë, shuhen të gjitha

  • 05.08.2021
Që nga e diela 24 vatra të zjarrit në Suharekë, shuhen të gjitha

Nga 24 vatra aktive të zjarrit që ishin në Komunën e Suharekës që nga dita e dielë, tanimë të gjitha janë shuar, ka bërë të ditur Enver Shabani, Drejtor i Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë në Komunën e Suharkës.

Në një intervistë për “Interaktiv” Shabani ka thënë se përballja me zjarrin për katër ditë me radhë ishte e vështirë, dhe e pamundur pa ndihmë nga zjarrfikësit e komunave të tjera dhe vullnetarë të qytetit.

“Ishte dita e katërt që nga fillimi i ditës së diele edhe deri sot në orët e vona ku zjarrfikësit janë ballafaquar me zjarre dhe situata të pakëndshme, dhe kohë pas kohe alarmante dhe me tendencë të zgjerimit me intensitet të lartë të zjarrit. Nuk ka asnjë vatër të zjarrit dhe të gjitha zjarret janë të shuara, prandaj mund të jenë të qetë qytetarët e Suharekës. Përballja me zjarrin katër ditë radhazi duke mos u ndërprerë asnjë orë, ka qenë tepër e vështirë pasi që ka numër të vogël të zjarrfikësve dhe ka pajisje në numër të pamjaftueshëm, por ka edhe kompani private që na kanë dalë në ndihmë, pastaj kanë ardhur disa biznese të tjera dhe vullnetarë të tjerë. Ka pasur 24 vatra të zjarrit në vendbanime të ndryshme. Kanë qenë kryesisht zjarre fushore dhe malore, prandaj nuk ka pasur dëme në njerëz dhe në të mira materiale”, ka thënë Shabani.


Sipas tij, komuna e Suharekës ka numër shumë të vogël të zjarrfikësve marrë parasysh numrin e banorëve që ka.

“Komuna e Suharekës i ka 60,000 banorë rezident andaj dispozitat ligjore parashohin 1 zjarrfikës për 1,500 banorë, që ne as për së afërmi nuk e plotësojmë këtë kriter. Komuna e Suharekës aktualisht i ka 13 zjarrfikës aktivë profesionalë, që nga dita e sotit janë të punësuar edhe 4 zjarrfikës sezonal”, ka thënë Shabani, duke shtuar se ka zjarrfikës që kanë shkuar në pension ose e kanë lënë punën që tri vjet dhe Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave nuk ka arritur të punësojë asnjë zjarrfikës të ri.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë