Diga e Dragaçinës, Muharremaj mban takim me Autoritetin e Rajonit të Pellgjeve Lumore

07.04.2022

Të pranishëm në takim ishin edhe këshilltarët e KMNU-së për ujëra dhe njohës të kësaj fushe. Gjatë këtij takimi, nga Prof. Lavdim Osmanaj, u mbajt një prezentim i analizës së detajuar të projektit të kësaj dige. Po ashtu, nga Komuna e Suharekës kanë bërë të ditur se në këtë takim janë dakorduar që në kuadër […]

Diga e Dragaçinës, Muharremaj mban takim me Autoritetin e Rajonit të Pellgjeve Lumore Foto: Ilustrim

Të pranishëm në takim ishin edhe këshilltarët e KMNU-së për ujëra dhe njohës të kësaj fushe. Gjatë këtij takimi, nga Prof. Lavdim Osmanaj, u mbajt një prezentim i analizës së detajuar të projektit të kësaj dige.

Po ashtu, nga Komuna e Suharekës kanë bërë të ditur se në këtë takim janë dakorduar që në kuadër të studimit të fizibilitetit për digat e reja, ky projekt të prioritizohet nga institucionet përkatëse.

Sipas tyre ky projekt duhet të prioritozohet, në mënyrë që ky investim kapital të zgjidhë problemin e ujit të pijes për rajonin e Suharekës në periudhë afatgjate dhe të shërbejë për destinime të tjera si ujitje, prodhim të energjisë elektrike, industri e turizëm.