Policia në Suharekë kërkon nga qytetarët të kenë me vete paisjet dimërore

16.11.2022

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se gjatë dy javëve të kaluara Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 506 tikta trafiku, shkruan SuharekaOnlie. Poashtu, Sylaj ka bërë të ditur se për periudhën e lartëcekur […]

Policia në Suharekë kërkon nga qytetarët të kenë me vete paisjet dimërore Foto: Ilustrim

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se gjatë dy javëve të kaluara Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 506 tikta trafiku, shkruan SuharekaOnlie.

Poashtu, Sylaj ka bërë të ditur se për periudhën e lartëcekur janë lëshuar edhe 33 urdhëresa të realizuara dhe janë bërë 31 vizita në shkolla.

Në takimin e mbajtur një ditë pasi ka filluar sezona dimërore (15.11.2022) komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka paralajmëruar qytetarët për përgaditjet dimërore (paisjet e nevojshme) ti kenë me vete, sa i përket sigurisë në rrugë.