Policia në Suharekë s’fal, vetëm në tetor afër 1000 gjoba të shqiptuara

28.10.2021

Po ashtu, policia po shqipton gjoba edhe për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të […]

Policia në Suharekë s’fal, vetëm në tetor afër 1000 gjoba të shqiptuara Foto: Ilustrim

Po ashtu, policia po shqipton gjoba edhe për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion si dhe për mosrespektim të masave anti-COVID.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj në dy takimet për siguri lokale për muajin tetor.

Sipas raportimeve të komandantit Sylaj, bëhet e ditur se brenda muajit tetor janë shqiptuar gjithsej 976 tiketa për kundërvajtje në trafik dhe mosrespektim të masave anti-COVID.

Në takimin e parë, kapiteni Sylaj kishte bërë të ditur se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 257 tiketa trafiku, ndërsa gjatë dy javëve të fundit janë shqiptuar 277 gjoba të tilla.

Ndërkaq, sa i përket gjobave për mosrespektim të masave kundër COVID-19, komandanti Sylaj ka bërë të ditur se në dy javët e para në Suharekë, policia ka shqiptuar 236 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ndërsa gjatë dy javëve të fundit janë shqiptuar 206 gjoba të tilla.

Muaji TetorNr. i tiketave të trafikut të shqiptuaraNr. i tiketave të shqiptuara për mosrespektim
të masave anti-COVID
2 javët e para257236
2 javët e fundit277206
TOTAL534442