Policia në Suharekë sekuestron patentë shoferë e shqipton gjoba trafiku dhe për mosrespektim të masave anti-COVID

18.02.2022

Sipas Policisë, ky aktivitet është kryer nga 14 deri më 17 shkurt, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti- Covid 19).“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR në Prizren. […]

Policia në Suharekë sekuestron patentë shoferë e shqipton gjoba trafiku dhe për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Sipas Policisë, ky aktivitet është kryer nga 14 deri më 17 shkurt, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti- Covid 19).“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR në Prizren.

Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 693 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion, si dhe ka sekuestrua 8 patentë shofer.

Po ashtu, Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e policisë në Prizren, falënderon qytetaret e rajonit të Prizrenit për bashkëpunimin e treguar gjatë realizimit të detyrave policore me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”< thuhet në njoftim, ku theksohet se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.