Policia në Suharekë s’e ndal dorën, vetëm në korrik afër 1200 tiketa të shqiptuara për kundërvajtje në trafik

12.08.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit […]

Policia në Suharekë s’e ndal dorën, vetëm në korrik afër 1200 tiketa të shqiptuara për kundërvajtje në trafik Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për drejtuesit e automjetëve që nuk po respektojnë rregullat në komunikacion.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e respektojnë rregullat në komunikacion.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj në dy takimet për siguri lokale për muajin korrik.

Në takimin e parë, kapiteni Sylaj kishte bërë të ditur se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 609 tiketa trafiku.

Ndërsa në takimin e dytë për siguri lokale, kapiteni Sylaj ka treguar se në dy javët e fundit të muajit korrik në Suharekë, policia ka shqiptuar 572 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Në total i bie që për një muaj Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 1,181 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Javët e muajit qershorNr. i tiketave të trafikut të shqiptuara në Komunën e Suharekës
2 javët e para të korrikut609
2 javët e fundit të korrikut572
TOTAL1,181