Policia e Suharekës brenda dy jave shqiptoi afër 450 tiketa trafiku
- 09.02.2023

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.
Në takimin e sigurisë lokale, ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë.
Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktiviteteve të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara në Policinë e Suharekës janë raportuar 6 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, Syaj ka njoftuar se për periudhën e njejtë kohore, Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar gjithsej 449 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.