Përkujtohet ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi

  • 27.10.2022
Përkujtohet ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi

Komuna e Suharekës sot në 20-vjetorin e vrasjes, ka përkujtuar ish-kryetarin e saj, Ukë Bytyçin dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin të cilët u vranë menjëherë pas fitores së LDK-ës në zgjedhjet lokale në këtë Komunë.

Në Akademinë përkujtimore që u mbajt me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në mes tjerash ka theksuar se “Figura e Ukës ishte unike dhe e pa përsëritshme, perms përsonalitetit të tij e kuptojmë shembullin e atdhedashurisë dhe përkushtimin për lirinë e vendit”.

Ndërsa në emër të strukturave politike të LDK-së, ka folur Anton Çuni, i cili tha se sot jemi mbledhur për të kujtuar dhe nderuar njërin ndër figurat më emblematike të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, figurën e bashkëpuntorit të ngushtë të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, njiherit simbolin e luftës dhe të paqës – Ukë Bytyçin.


E në emër të familjës së Ukë Bytyçi, të pranishmit i ka përshëndetur dhe njëkohësisht i ka falenderuar për pjesmarrje djali i tij Flamuri.

Në Akademinë Përkujtimore, siç është bërë traditë tashmë, u nda edhe çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepet për udhëheqje dhe punë të mirë e që i është ndarë Arsim Kabashit, president i klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkani.

Në fund u vunë kurora lulesh nga delegacione të ndryshme te shtatorja e Ukës, mbi varrin e tij në Semetisht dhe në atë të Bajram Bytyqit dhe Bafti Bajramit në fshatin Nishor.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë