Për dy javë Policia e Suharekës ka shqiptuar mbi 400 tiketa trafiku

10.03.2023

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt të mërkurën, i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. […]

Për dy javë Policia e Suharekës ka shqiptuar mbi 400 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt të mërkurën, i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Në takimin e sigurisë lokale, ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë.

Ndërkaq, për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Sylaj ndër tjerash ka treguar se brenda dy jave në Suharekë janë regjistruar 5 aksidente trafiku me dëme materiale dhe persona të lënduar.

Poashtu, në të njëjtën periudhë kohore Sylaj ka njoftuar se Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar gjithsej 408 tiketa për kundervatje.