Për 3 muaj në Suharekë u hapen 41 biznese të reja, ndërsa u mbyllën 8

  • 28.01.2023
Për 3 muaj në Suharekë u hapen 41 biznese të reja, ndërsa u mbyllën 8

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e katër (TM4) 2022.

Në TM4 2022, gjithsej janë regjistruar 2.636 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2022) ka një rënie për 3.15% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2021) ka një rritje për 9.10% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 645 ndërmarrje të regjistruara (24.5%); Ndërtimtaria me 322 ndërmarrje të regjistruara (12.2%); Prodhimi me 262 ndërmarrje të regjistruara (9.9%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 254 ndërmarrje të regjistruara (9.6%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 232 ndërmarrje të regjistruara (8.8%), etj.


Ndërkaq, sipas kategorisë së të punësuarve në ndërmarrjet e regjistruara në këtë tremujor, del se: në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 543 ndërmarrje të regjistruara (96.5%); me 5 deri 9 të punësuar janë 59 sosh (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 22 ndërmarrje të regjistruara (0.8%); me 20 deri 249 të punësuar janë 12 ndërmarrje të regjistruara (0.5%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar në këtë tremujor.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 809 ndërmarrje të regjistruara (30.7%); Ferizaj me 233 ndërmarrje të regjistruara (8.8%); Prizreni me 178 ndërmarrje të regjistruara (6.8%); Peja 142 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Gjilani me 130 ndërmarrje të regjistruara (4.9%); dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara (4.3%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK, figuron se në Komunën e Suharekës për tre muaj (tetor, nëntor dhe dhjetor) u regjistruan 41 ndërmarrje të reja, ndërsa u mbyllën 8 të tjera.

Në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se nga këto 41 biznese të reja, 10 janë regjistruar si individuale dhe 31 të tjera janë regjistruar si jo-individuale.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë