Peqan, sulmoi me kondak të pistoletës një person dhe pastaj aksidentalisht plagos veten

06.03.2023

Policia ka njoftuar se në fshatin Peqan të Suharekës, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht kishte plagosur vetën. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari […]

Peqan, sulmoi me kondak të pistoletës një person dhe pastaj aksidentalisht plagos veten Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se në fshatin Peqan të Suharekës, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën mashkull kosovar.

I dyshuari pas kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht kishte plagosur vetën.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor.

Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe dy bateri dore për ndriçim. Rasti në procedurë hetimore.