Pasuria e drejtorit të Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabani – shtëpi prej 60 mijë euro, tokë bujqësore 170 mijë euro, kursime…

28.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga sot ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani. Sipas deklarimit, drejtori Shabani thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej […]

Pasuria e drejtorit të Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabani – shtëpi prej 60 mijë euro, tokë bujqësore 170 mijë euro, kursime… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga sot ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Sipas deklarimit, drejtori Shabani thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 310 mijë euro

Sipas deklarimit, drejtori i Shërbime Publike thotë se ka shtëpi prej 300 metër katrorë me vlerë prej 60 mijë euro, pronësia në emër të tij, truall e trashëguar në vlerë prej 80 mijë euro, në emër të tij si dhe tokë bujqësore të trashëguar në vlerë prej 170 mijë euro, në emër të tij.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ai thotë se posedon një veturë në vlerë prej 4 mijë euro në emër të tij.

Poashtu drejtori Shabani thotë se ka 740 euro para të kursyera, në pronësi të tij.

Për sa i përket kredive, drejtori i Shërbimeve Publike thotë se ka 16 mijë euro kredit me qëllim të ndërtimit të shtëpisë, kredi ky në emër të tij.

Të hyrat e tij vjetore (paga) janë nga Komuna e Suharekës në shumën prej 7,800 euro, Prindit e tij pension (të hyra vjetore) prej 1.070 euro dhe fëmijëve (paga ) në Gjermani në shumën prej 6 mijë euro.

Enver-Shabani