Pasuria e drejtorit të Kulturës në Suharekë, Beqir Berisha – tokë prej 110 mijë euro, veturë 10 mijë euro, kredi…

30.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Komunën e Suharekës, Beqir Berisha. Sipas deklarimit, drejtori Berisha thotë se ka një shtëpi prej 250 metra katrorë, […]

Pasuria e drejtorit të Kulturës në Suharekë, Beqir Berisha – tokë prej 110 mijë euro, veturë 10 mijë euro, kredi… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Komunën e Suharekës, Beqir Berisha.

Sipas deklarimit, drejtori Berisha thotë se ka një shtëpi prej 250 metra katrorë, të trashëguar, në emër të tij, si dhe tokë prej 85 ari, të trashëguar, në vlerë prej 110 mijë eurove, pronësia në emër të tij.

Sipas deklarimit, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit thotë se ka një veturë në vlerë prej 10 mijë eurove, në pronësi të djalit të tij.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ai thotë se ka një kredi prej 12 mijë eurove për blerjen e veturës, e që kjo kredi është në emër të tij.

Të hyrat e tij vjetore (paga) janë nga Komuna e Suharekës në shumën prej 8,520 euro. Po ashtu bashkëshortja pagë nga QKUK prej 5,760 euro dhe fëmijëve (firmë private) në Suharekë në shumën prej 5,400 euro.

Beqir-Berisha