Nxënësit e SHFMU “17 Shkurti” në Shirokë vizitojnë Policinë e Suharekës

08.06.2023

Policia e Kosovës është njëra ndër institucionet më të afërta të qytetarëve të vendit, ku çdo ditë përkujdeset për sigurinë dhe jetën e tyre. Në diell, shi e borë shpeshë herë jemi mësuar të shohim policinë në rrugë apo vende të tjera, duke u përkujdesur për sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkruan SuharekaOnline. Mirëpo, janë […]

Nxënësit e SHFMU “17 Shkurti” në Shirokë vizitojnë Policinë e Suharekës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është njëra ndër institucionet më të afërta të qytetarëve të vendit, ku çdo ditë përkujdeset për sigurinë dhe jetën e tyre.

Në diell, shi e borë shpeshë herë jemi mësuar të shohim policinë në rrugë apo vende të tjera, duke u përkujdesur për sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkruan SuharekaOnline.

Mirëpo, janë të rralla rastet kur ata i shohim brenda mureve të cilat mbajnë deklarata e probleme të ndryshme ku raportohen çdo ditë.

E sot brenda Stacionit Policor në Suharekë ishin për vizitë nxënësit e SHFMU “17 Shkurti” nga Shiroka, të cilët janë pritur nga Komandanti i këtij stacioni, kapiteni Afrim Sylaj dhe zyrtar të tjerë policor.

Gjatë ditës së enjte nxënësit e kësaj shkolle janë njoftuar nga afër me ambientin e Stacionit Policor në Suharekë, ku edhe janë njoftuar me punën e policisë si institucion i sigurisë së shtetit.

Gjatë kësaj vizite fëmijët kanë marrë edhe përgjigjjet e pyetjeve të tyre të cilat i kishin për policinë.

Poashtu, nxënësit në shenjë falenderimi i kanë dhuruar një mirënjohje Policisë së Kosovës në Suharekë.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se vizita ka shkuar në mirë dhe se kanë kaluar një kohë të mirë së bashku me nxënësit e SHFMU “17 Shkurti”.

Ndër tjerash, Sylaj tha se Policia e Kosovës në Suharekë është e përkushtuar në punë për sigurinë e qytetarëve të saj.