Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 46 raste aktive në tërë Kosovën

12.06.2022

Ndërsa, në 24 orët e fundit është shënuar një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e dhjetë rasteve të reja me COVID-19 janë në këto komuna: Prishtinë 3, Mitrovicë 2, Lipjan 2, Gjakovë 1, Suharekë 1, Viti 1. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm […]

Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 46 raste aktive në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ndërsa, në 24 orët e fundit është shënuar një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e dhjetë rasteve të reja me COVID-19 janë në këto komuna: Prishtinë 3, Mitrovicë 2, Lipjan 2, Gjakovë 1, Suharekë 1, Viti 1.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 3, Deçan 1 dhe Gllogoc 1.

Kurse numri i rasteve aktive është 46, prej tyre vetëm një rast aktiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 228,430 raste nga 1,843.825 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,139 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.