Një person në gjendje të dehur gjuan me armë zjarri në Delloc, policia sekuestron një pistoletë
- 06.03.2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Delloc të Suharekës kanë sekuestuar një pistoletë, dy fishekë dhe katër gëzhoja.
Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se dje rreth orës 02:10 është raportuar se një mashkull ka gjuajtur me armë zjarri.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të pistoletës, ndërsa nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë me dy fishekë.
Tutje, nga policia bëhet e ditur se i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu, në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.