Në nëntor të 2022’ës në Komunën e Suharekës u kurorëzuan 33 çifte dhe u shkurorëzuan 4 të tjerë

17.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë ndër tjerash për kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Në nëntor të 2022’ës në Komunën e Suharekës u kurorëzuan 33 çifte dhe u shkurorëzuan 4 të tjerë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë ndër tjerash për kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin nëntor të vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar 1 249 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 138 raste.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin nëntor të vitit paraprak në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 33 çfite.

Ndërsa, në periudhën e njejtë kohore në të dhënat e ASK-së figuron se në Komunën e Suharekës janë shkurorëzuar 4 çfite.