Mundësia për zjarre nga temperaturat e thatësia, Komuna e Suharekës del me apel për qytetarët

24.06.2022

Në apel të komunës thuhet se pasi që jemi në muajt e temperaturave të larta dhe thatësisë së theksuar, ekziston mundësia reale e shpërthimit të zjarreve dhe e përhapjes së shpejtë e të pakontrolluar të zjarreve. Komuna ka paralajmëruar qytetarët që në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, duke i ndezuar […]

Mundësia për zjarre nga temperaturat e thatësia, Komuna e Suharekës del me apel për qytetarët Foto: Ilustrim

Në apel të komunës thuhet se pasi që jemi në muajt e temperaturave të larta dhe thatësisë së theksuar, ekziston mundësia reale e shpërthimit të zjarreve dhe e përhapjes së shpejtë e të pakontrolluar të zjarreve.

Komuna ka paralajmëruar qytetarët që në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, duke i ndezuar hamulloret (sërrnishtet) në fushë, duke u bërë shkaktar të përhpajes së zjarreve edhe në pyje të cilat janë të kufizuara me ara të korrura.

“Pronarët, shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe hapsirave, si dhe çdo person i icli e vëren rrezikun e drejtpërdrejtë nga shkaktimi i zjarrit, ose e vëren zjarrin, është i boliguar ta mënjanoj rrezikun, respektivisht ta fikë zjarrin. Nëse nuk mund ta bëjë këtë vetëm, është i obliguar ta informoj stacionin më të afërm të zjarrfikjes dhe shpëtimit, stacionin më të afërt policor, apo qendrën operative emergjente me numrin 112”, thuhet tutje në apel.

Po ashtu, bëhet e ditur se çdo person që do të evidentohet si shkaktar i qëllimshëm i zjarrit do të ndëshkohet dhe do të ndërmerren masa ligjore.

“Kërkojmë nga qytetarët që gjatë kësaj kohe në çdo situatë t’i ikin përdorimit të flakës së hapur, pirjes së duhanit gjatë punëve fushore dhe ndezjes së mbeturinave nëpër prona private. Nëpër të gjitha institucionet, ndërmarrjet punuese, pompat e benzinës dhe vende ku depozitohen karburante dhe mjete tjera ndezëse, të rritet gatishmëria, të kontrollohen pajisjet për mbrojtje nga zjarri, si hidrantët për fikjen e zjarrit dhe aparatura për fikjen e zjarrit të jenë gjithmonë të përdorshme në ruajtjen e pasurisë dhe jetës së njerëzve””, thuhet në apelin e Komunës së Suharekës.

Gjithashtu thuhet se me zbatimin e këtyre masave nga ana e qytetarëve, do të kemi një ambient të sigurtë për pronën dhe jetën e qytetarëve.