Mërgimtarja nga Studençani dhuron bursa për 12 vajza të shkollave të mesme në Suharekë

14.10.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka theksuar se një mërgimtare nga fshati Studençan ka vendosur që të dhurojë bursa për disa nxënëse të shkollave të mesme të komunës sonë. Albina Krasniqi, studente e mjekësisë në Llozanë të Zvicrës, ka shprehur gatishmërinë të ju ndihmojë 12 vajzave […]

Mërgimtarja nga Studençani dhuron bursa për 12 vajza të shkollave të mesme në Suharekë Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka theksuar se një mërgimtare nga fshati Studençan ka vendosur që të dhurojë bursa për disa nxënëse të shkollave të mesme të komunës sonë.

Albina Krasniqi, studente e mjekësisë në Llozanë të Zvicrës, ka shprehur gatishmërinë të ju ndihmojë 12 vajzave të shkollave të mesme me nga një bursë që është vlera 3600 euro.

Kryetari Muharremaj ka thënë se i vjen mirë që një studentes sonë i ka ra ndërmend që nga Zvicra të ju ndihmojë nxënësve tonë.

Ai shtoi se kanë dhënë një numër të madh të bursave, mirëpo sipas tij ata që s’kanë mundur të përfitojnë bursë, tashmë doli një fat që t’ju vije në ndihmë studentja e mjekësisë, Albina Krasniqi.

Po ashtu, kryetari Muharremaj ka falënderuar Krasniqin edhe në emër të nxënësve, prindërve dhe gjithë Komunës së Suharekës.

Albina Krasniqi ka thënë se e di që nuk janë shumë, por aq sa kam pasur mundësi, sepse për mua është shumë me rëndësi me e ndihmu shtetin tim.