Më 24 tetor bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit Tërrnje dhe Leshan

04.10.2022

Komuna e Suharekës ka bërë ftesë publike për qytetarët e fshatit Tërrnje dhe Leshan. Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës, komisioni për themelimin e Këshillave Lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës ka bërë këtë ftesë publike. Komuna e Suharekës ka ftuar të gjithë banorët e fshatit […]

Më 24 tetor bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit Tërrnje dhe Leshan Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka bërë ftesë publike për qytetarët e fshatit Tërrnje dhe Leshan.

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës, komisioni për themelimin e Këshillave Lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës ka bërë këtë ftesë publike.

Komuna e Suharekës ka ftuar të gjithë banorët e fshatit Tërrnje për datën 24.10.2022 (24 tetor) në ora 17:00, në objektin e SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Tërrnje, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit.

Po ashtu, nga komuna kanë ftuar banorët e fshatit Leshan për datën 24.10.2022, në ora 18:00 në objektin e SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit.

Nga Komuna kanë theksuar se zgjedhja e Këshillit Lokal të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës do të bëhet konform Rregullores 01/Nr.16/7879 për organizimin, bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Suharekës.