Kurti vizitoi familjen Berisha, në 23-vjetorin e masakrës ndaj kësaj familje

26.03.2022

Ai vendosi buqetë me lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha. “Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë, në […]

Kurti vizitoi familjen Berisha, në 23-vjetorin e masakrës ndaj kësaj familje Foto: Ilustrim

Ai vendosi buqetë me lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha.

“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë, në Muzeun e martirëve të familjes Berisha.

Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha.