Kuota gjinore në listat për asamble komunale në Suharekë, AAK e para, LDK e fundit

17.08.2021

Drejtimi i partive politike në Suharekë vijon të jetë një terren i mbizotëruar thuajse tërësisht nga burrat ndërsa pjesëmarrja e grave në disa raste përdoret si strategji për “të thithur” votën e elektoratit femëror. Është ky konkluzioni që rezulton nga listat e kandidatëve për asamble të subjekteve politike në Suharekë lidhur me përfaqësimin e grave […]

Kuota gjinore në listat për asamble komunale në Suharekë, AAK e para, LDK e fundit Foto: Ilustrim

Drejtimi i partive politike në Suharekë vijon të jetë një terren i mbizotëruar thuajse tërësisht nga burrat ndërsa pjesëmarrja e grave në disa raste përdoret si strategji për “të thithur” votën e elektoratit femëror.

Është ky konkluzioni që rezulton nga listat e kandidatëve për asamble të subjekteve politike në Suharekë lidhur me përfaqësimin e grave në listat e kandidatëve për deputetë të 4 prej partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Forca që aktualisht qeverisë në Suharekë, AAK do të futet në garën elektorale me 34 kandidatë/e, 16 prej të cilëve janë gra, ku me këtë rast AAK ka treguar një rritje eskponenciale të grave në listë.

Forca tjetër politike LDK, në listën e saj shumë-emërore prej 34 kandidatë/e për asambleistë ka 11 gra. Ndryshe nga AAK që numër dy ka një grua, LDK e vendosi në numrin tre dhe kështu me radhë në shumicën dërrmuese gratë u renditen të tretat në çdo treshe kandidatësh në lista.

Për dallim nga LDK, dy forcat tjera LVV dhe PDK në aspektin gjinor qëndrojnë më mirë ku kanë nga 12 gra në listat e tyre zgjedhore.

Subjekti politikFemraMeshkujTotal
AAK161834
LVV122234
PDK122234
LDK112334