Konkursi për drejtor shkolle në Javor të Suharekës, DKA publikon listën përfundimtare
- 01.08.2022
- 0 komente
Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë me datën 24.05.2022 kishte shpallur konkurs për drejtor shkolle në fshatin Javor.

Ndërsa, komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procuedrave për themelimin e marrëdhënies së punës për drejtor shkolle, i emëruar sipas vendimit të Kuvendit të Komunës 01 nr-016-12157, të datës 28.02.2022 në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit të shpallur 05 nr.601 të datës 24.05.2022 pas përfundimit të intervistimit ka publikuar rezultatet përfundimtare.
Në dokumentin e siguruar nga SuharekaOnline, bëhet e ditur se në pozitën drejtor shkolle në SHFMU “I.J. Kumanova” në Javor është pranuar Atdhe Luzhnica.
Udhëzime juridike: Të gjithë kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në komisionin për ankesa dhe parashtresa në KK Suharekë në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të njoftimit.
KOMENTE0
Leave a Reply