Kjo është arma me të cilën 21 vjeçari gjuajti pranë shtëpisë së babait të tij në Maqitevë

16.01.2023

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë ka sekuestruar një armë zjarri në fshatin Maqitevë të Suharekës. Policia e Kosovës në Suharekë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 21 vjeçar në fshatin Maqitevë, pasi që i njejti dyshohet se pas një mosmarrëveshje për pronë me babain e tij […]

Kjo është arma me të cilën 21 vjeçari gjuajti pranë shtëpisë së babait të tij në Maqitevë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë ka sekuestruar një armë zjarri në fshatin Maqitevë të Suharekës.

Policia e Kosovës në Suharekë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 21 vjeçar në fshatin Maqitevë, pasi që i njejti dyshohet se pas një mosmarrëveshje për pronë me babain e tij ka gjuajtur me armë zjarri pranë shtëpisë së babait të tij, moment të cilin e kishte xhiruar dhe ua kishte dërguar në rrjetin social Snapchat vëllezërve të tij, raporton SuharekaOnline.

Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm, me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë.

“Arrestohet një personi dhe sekuestrohet një pistoletë në Suharekë

Prizren, 15 Janar 2023

Me datë 14 Janar 2023, rreth orës 19:25, Njësitet policore të Stacionit Policor Suharekë, bazuar në informacionet e mbledhura, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar të dyshuarin S. A (21 vjeçar), nga i cili është sekuestruar një armë gjithashtu.

I dyshuari i lartshënuar pas një mosmarrëveshje që e kishte pas për pronë me familjen e tij, ka shkuar afër shtëpisë së viktimës (babai i tij) dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër, këtë veprim e ka incizuar dhe e ka postuar në rrjetin social ,,Snap Chat’’ dhe të njëjtin ua ka dërguar vëllezërve të tij.

Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm , me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë.

Arma dhe katër fishekë të kalibrit 7.65 janë sekuestruar nga ana e krim teknikut.

Në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 (dyzetetetë) orë.” thuhet në njoftimin e policisë.