KEDS vazhdon me punime, të hënën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

29.10.2022

KEDS ka njoftuar se të hënën, më 31 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 15:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye […]

KEDS vazhdon me punime, të hënën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të hënën, më 31 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 15:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, revizion ne LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

TS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10(kV) Peqani  (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion ne LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.