KEDS njofton për punime, të hënën disa vende të Suharekës do përballen me reduktime të rrymës

22.04.2022

Sipas njoftimit të KEDS, më 25 prill do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në 11:00, shkruan SuharekaOnline. Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të kyçjes së trafostacionit të ri, sipas pëlqimit elektro-energjetik. 1. Nga NS 110/10 kV Theranda do të […]

KEDS njofton për punime, të hënën disa vende të Suharekës do përballen me reduktime të rrymës Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të KEDS, më 25 prill do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në 11:00, shkruan SuharekaOnline.

Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të kyçjes së trafostacionit të ri, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

1. Nga NS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Shiroka (kodi: 32000019) prej orës 09:00-11:00.

Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.

Arsyeja: Kyçja e trafostacionit të ri, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

2. NS 110/10  kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10kV  Rruga e Reçanit (kodi: 32000005)  nga ora 11:00 deri në ora  14:00.

Vendet: Pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm, eliminimi i rrezikut.