Hashim Thaçi ia ‘pezullon’ Suharekës marrjen e Damperit

23.11.2018

Ndër këto prona ka qenë edhe ish-kampi “Casablanka” apo i njohur si “Damperi”.  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për kthimin e këtyre pronave është pezulluar derisa Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e vet. “Qeveria ka miratuar vendimin për pezullimin e të gjitha vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kthimin e […]

Hashim Thaçi ia ‘pezullon’ Suharekës marrjen e Damperit Foto: Ilustrim

Ndër këto prona ka qenë edhe ish-kampi “Casablanka” apo i njohur si “Damperi”.  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për kthimin e këtyre pronave është pezulluar derisa Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e vet.

Qeveria ka miratuar vendimin për pezullimin e të gjitha vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për kthimin e pronave shoqërore që administrohen nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit te Komunat e Kosovës për qëllim të realizimit të interesit publik. Vendimi anulon të gjitha vendimet e Qeverisë  së Republikës së Kosovës për kthimin e pronave shoqërore te komunat e Kosovës për qëllim të realizimit të interesit publik për të cilat i janë drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e për të cilat verifikohet se ka Kontrata të Shitjes, apo në  të cilat ka masa të përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës. Nga ky vendim përjashtohen vendimi për Parkun Inovativ në Prizren, Zonën Industriale Amerikane në Gjakovë dhe ai për ndërtimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë”.

Zyra Ligjore e presidentit të Kosovës, duke u mbështetur në qëndrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të premten e kaluar ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.