Haradinaj kritikon qeverinë nga Suhareka: Pushtetarët po fshihen nga qytetarët

15.10.2022

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar dje takim me qytetarët e Suharekës nga ku ka biseduar për çështje të rëndësishme që e preokupojnë Kosovën. Haradinaj gjatë zhvillimit të takimit në Suharekë ka kritikuar qeveritarët se po fshihen nga qytetarët. “Përderisa pushtetarët po fshihen nga qytetarët, […]

Haradinaj kritikon qeverinë nga Suhareka: Pushtetarët po fshihen nga qytetarët Foto: Ilustrim

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar dje takim me qytetarët e Suharekës nga ku ka biseduar për çështje të rëndësishme që e preokupojnë Kosovën.

Haradinaj gjatë zhvillimit të takimit në Suharekë ka kritikuar qeveritarët se po fshihen nga qytetarët.

“Përderisa pushtetarët po fshihen nga qytetarët, kam vazhduar sot ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë, kësaj radhe në Suharekë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po i qaset qeveria krizës në vend, ai tha se çmimet po janë në rritje, por jo edhe pagat, të cilat sipas tij edhe më tutje mbesin të parregulluara me ligj.

 pari i AAK’së theksoi po ashtu edhe rëndësinë e dialogut dhe përshirjen e SHBA’së aty.

“Biseduam për dialogun, domosdoshmërinë e rolit amerikan në të si dhe rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë anëtarësimi në NATO”, tha ai më tej.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Përderisa pushtetarët po fshihen nga qytetarët, kam vazhduar sot ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë, kësaj radhe në Suharekë.

Biseduam për dialogun, domosdoshmërinë e rolit amerikan në të si dhe rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë anëtarësimi në NATO.

Gjithashtu, shpreha shqetësim për mënyrën se si po i qaset qeveria krizës në vend, çmimet në rritje, por jo edhe pagat, të cilat edhe më tutje mbesin të parregulluara me ligj.

Dobësimi dhe varfërimi i mjekëve, mësimdhënësve, policëve e zyrtarëve të tjerë të shtetit, shkakton dobësimin e sistemit shëndetësor, arsimor, atij të sigurisë dhe shtetit në tërësi.