Gjon Muharremaj nga Suhareka triumfon në MTV EMA Awards, merr çmimin e rëndësishëm

15.11.2021

Evenimenti u mbajt në Budapest të Hungarisë, pjesë e të cilit është dhe artistja shqiptare Rita Ora. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtari shqiptar në një postim në Instagram, ku shpreh falenderime për fansat që kanë votuar për të. “Pa ju, do të qëndroja në shtëpi, ndaj faleminderit për gjithçka.”, ka shkruar këngëtari. Gjon’s […]

Gjon Muharremaj nga Suhareka triumfon në MTV EMA Awards, merr çmimin e rëndësishëm Foto: Ilustrim

Evenimenti u mbajt në Budapest të Hungarisë, pjesë e të cilit është dhe artistja shqiptare Rita Ora.

Lajmin e bëri me dije vetë këngëtari shqiptar në një postim në Instagram, ku shpreh falenderime për fansat që kanë votuar për të.

“Pa ju, do të qëndroja në shtëpi, ndaj faleminderit për gjithçka.”, ka shkruar këngëtari.

Gjon’s Tears arriti një sukses të madh dhe me pjesëmarrjen në Eurovision. Ai arriti t’i sigurojë Zvicrës vendin e tretë, ku spikati me zërin e tij.