“Frutex” shpërblehet me dy çmime nga Oda Ekonomike e Kosovës

06.12.2022

Oda Ekonomike e Kosovës në shënimin e 60 vjetorit të saj, ka ndarë shpërblimet vjetore për kompanitë më të suksesshme të Republikës së Kosovës. Ndërmarrja Prodhuese “Frutex” nga Suhareka është shpërblyer me dy çmime “Tatimpaguesi i vitit 2022” dhe “Eksportuesi i vitit 2022”, shkruan SuharekaOnline. Kështu ka bërë të ditur pronari i kësaj ndërmarrje, Shaqir […]

“Frutex” shpërblehet me dy çmime nga Oda Ekonomike e Kosovës Foto: Ilustrim

Oda Ekonomike e Kosovës në shënimin e 60 vjetorit të saj, ka ndarë shpërblimet vjetore për kompanitë më të suksesshme të Republikës së Kosovës.

Ndërmarrja Prodhuese “Frutex” nga Suhareka është shpërblyer me dy çmime “Tatimpaguesi i vitit 2022” dhe “Eksportuesi i vitit 2022”, shkruan SuharekaOnline.

Kështu ka bërë të ditur pronari i kësaj ndërmarrje, Shaqir Palushi, i cili ka publikuar në rrjetin e tij social në facebook.

Njoftimi i plotë:

Frutex edhe këtë vit fiton dy çmime

Tatimpaguesi i vitit 2022

Eksportuesi i vitit 2022