Hapet fabrika e financuar nga Fondacioni Golden Eagle, do të punësohen vetëm personat me aftësi të kufizuara

19.05.2023

Sot gjatë ditës së premte është hapur fabrika për prodhimin e letrës së kuzhinës dhe tualetit “Freesias” në Lipjan. Kjo fabrikë është financuar nga Fondacioni Golden Eagle, ku do të punësohen vetëm punëtorët me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline. Shaqir Palushi, drejtor i ndërmarrjes prodhuese Relax ka thënë se kjo fabrikë e vogël ka mision […]

Hapet fabrika e financuar nga Fondacioni Golden Eagle, do të punësohen vetëm personat me aftësi të kufizuara Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës së premte është hapur fabrika për prodhimin e letrës së kuzhinës dhe tualetit “Freesias” në Lipjan.

Kjo fabrikë është financuar nga Fondacioni Golden Eagle, ku do të punësohen vetëm punëtorët me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline.

Shaqir Palushi, drejtor i ndërmarrjes prodhuese Relax ka thënë se kjo fabrikë e vogël ka mision të madh, andaj Palushi ka ftuar bizneet dhe qytetarët e vendit që ta mbështesin sepse fitimi nga kjo fabrikë do të shkoj për personat me aftësi të kufizuara.

“E financuar nga Fondacionit Golden Eagle sot po hapet nje fabrik e vogel por e madh per misioni qe ka , do te punsoj vetem persona me aftesi te kufizuara.

Ne kete fabrik sot nuk eshte numer i madh i te punsuarve, por do te del numer i madh i produkteve

E per tu rritur numeri i te punuarve ketu, duhet mbeshtetja e institucioneve, bizneseve dhe qyteterave , duke i bler keto produkte, te cilat nga sot do te jen ne tregun e Kosoves dhe shum shpejt do te jen ne ate rejonit e europes

Dhe sa me shume qe blehen keto produkte aq ma e madhe do te jete mbeshtetja per ta sepse i gjithe fitimi nga kjo fabrik do te shkoj per persona me aftesi te kufizuara.” ka shkruar Palushi.