[FOTO] Policia konfiskon substanca narkotike në Shirokë të Suharekës, shkatërrohet laboratori

16.02.2022

Në operacionin e sotëm janë konfiskuar mbi 1,000 fije të kanabisit në katin e fundit të objektit në lagjen Shirokë. Në mesin e gjashtë personave të arrestuar janë edhe katër shtetas të Maqedonisë së Veriut, një nga Prishtina dhe një qytetar i Suharekës. Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se gjashtë persona kanë përfunduar […]

[FOTO] Policia konfiskon substanca narkotike në Shirokë të Suharekës, shkatërrohet laboratori Foto: Ilustrim

Në operacionin e sotëm janë konfiskuar mbi 1,000 fije të kanabisit në katin e fundit të objektit në lagjen Shirokë. Në mesin e gjashtë personave të arrestuar janë edhe katër shtetas të Maqedonisë së Veriut, një nga Prishtina dhe një qytetar i Suharekës.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se gjashtë persona kanë përfunduar në pranga.

Gjithashtu mësohet se vlera e substancave narkotike kalon vlerën mbi 1 milionë euro.

Më poshtë SuharekaOnline pamje se çka u konfiskua nga ky laborator dhe video nga konferenca e Policisë së Kosovës.