Festa 28 nëntorit, shkollat e Suharekës organizojnë aktivitete e programe të ndryshme

25.11.2022

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të Suharekës për nder të festës së 28 nëntorit kanë organizuar programe të ndryshme të cilat janë mbajtur brenda hapësirave shkollore. Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani për SuharekaOnline ka treguar se gjatë ditës së premte ka marrë pjesë në programet e disa shkollave të organizuara për nder të […]

Festa 28 nëntorit, shkollat e Suharekës organizojnë aktivitete e programe të ndryshme Foto: Ilustrim

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të Suharekës për nder të festës së 28 nëntorit kanë organizuar programe të ndryshme të cilat janë mbajtur brenda hapësirave shkollore.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani për SuharekaOnline ka treguar se gjatë ditës së premte ka marrë pjesë në programet e disa shkollave të organizuara për nder të festës së 28 nëntorit.

Njëra ndër shkollat që organizon programe të për nderë të festave të ndryshme është edhe Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë.

SuharekaOnline mëposhtë iu sjellë fotografi nga programi i organizuar nga nxënësit e Gjimnazit “Jeta e Re”.

Poashtu, edhe Shkolla Teknike “Skender Luarasi” ka organizuar një projekt për nder të kësaj feste i cila është zhvilluar në sheshin e qytetit.

“Me iniciativën e profesorit Armir Kuçi dhe këshillit të nxënësve, në bashkëpunim me profesorin Bujar Gollopeni, shkolla jonë ka organizuar një projekt për nder të ditës së flamurit. Për t’i parë nga afër aktivitetet e nxënësve tanë, ju mirëpresim në sheshin e qytetit, ku nxënësit tanë janë duke zhvilluar këtë projekt!” thuhet në njoftimin e Shkollës “Skender Luarasi”.