Enver Shabani: Falë intervenimit të zjarrfikësve e banorëve të Sopijës u shpëtuan me dhjetra hektar grurë

01.07.2021

Gjatë ditës së sotme është shkaktuar zjarr i madh në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës. Në një tokë bujqësore me rreth 1.5 hektar në fshatin Sopijë të Suharekës, ka filluar një zjarr i madh, por zjarrfikësit e kësaj komune kanë dalë në vendin e ngjarjes. E për këtë ka reaguar edhe drejtori i Shërbimeve […]

Enver Shabani: Falë intervenimit të zjarrfikësve e banorëve të Sopijës u shpëtuan me dhjetra hektar grurë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme është shkaktuar zjarr i madh në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.

Në një tokë bujqësore me rreth 1.5 hektar në fshatin Sopijë të Suharekës, ka filluar një zjarr i madh, por zjarrfikësit e kësaj komune kanë dalë në vendin e ngjarjes.

E për këtë ka reaguar edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë në Komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Drejtori Shabani ka thënë se falë intervenimit të shpejtë dhe të suksesshëm të zjarrëfikësve dhe banorëve të fshatit Sopijë u shpëtuan me dhjetra hektar grurë.

Ai ka thënë se si pasojë e zjarrit fermerëve i’u dogjën rreth 1.5 hektar me drithëra (grurë).

“Falë intervenimit të shpejtë dhe të suksesshëm të zjarrëfikësve dhe banorëve të fshatit Sopijë u shpëtuan me dhjetra hektar grurë, si pasoj e zjarrit fermeërve i’u dogjën rreth 1.5 hektar me drithëra (grurë)”, ka shkruar drejtori i Shërbimeve Publike në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar lidhur me këtë zjarrvënie, duke thënë se zjarri është bërë qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.

Po ashtu ai ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mbrojnë ambientin në mënyrë që mos të ketë dëme të mëdha materiale.