E konfirmon Haradinaj, Blerim Kuçi do të jetë Ministër i Zhvillimit Ekonomik

29.04.2020

Është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së dhe AAK’së. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën. Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër. Haradinaj ka njoftuar se AAK-ja do të […]

E konfirmon Haradinaj, Blerim Kuçi do të jetë Ministër i Zhvillimit Ekonomik Foto: Ilustrim

Është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së dhe AAK’së.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën.

Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.

Haradinaj ka njoftuar se AAK-ja do të qeverisë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Arsimit atë të Drejtësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.

Besnik Tahiri do të jetë zvkryeministër, Blerim Kuçi- Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Meliza Haradinaj – Ministre e Jashtme, Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë dhe Ramë Lika – Ministër i Arsimit.

Por ditë më parë, nga LDK-ja janë deklaruar se do të udhëheqin me 7 poste, derisa Nisma e minoritetet ende s’janë deklaruar.